Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon presidentin bullgar Radev: Biseduam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO

Gazeta10
20 July 2024 - 10:22

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Osmani thotë me Radev kanë diksutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Postimi i presidentes:

Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.