
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e zgjedhur të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, raporton Gazeta10.
Këtë ajo e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku ka thënë që shpreson që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Urime Presidentit të zgjedhur dhe popullit brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani./Gazeta10.