
Komentatorja politike, Shqipe Pantina i ka reaguar komentatorit politik, Xhavit Drenorit, i cili ka deklaruar se sistemi i drejtësisë nuk e ka luftuar në vazhdimësi krimin dhe korrupsionin, duke përmendur në veçanti raste që kanë ndodhur në të kaluarën.
Pantina ka thënë se sistemi i drejtësisë ka pasur pabarazi dhe diskriminime edhe në kohën e Albin Kurtit.
Ajo ka theksuar se për të njëjtën vepër penale me Albulena Haxhiun është dënuar me një vjet burgim, kurse Haxhiu është shpallur e pafajshme pikërisht në kohën e Albin Kurtit.
“Qeky sistemi i drejtësisë në kohën e Albin Kurtit, në kohën kur Albulena Haxhiu është ministre e Drejtësisë, për të njëjtën veprën penale, për të njëjtat rrethana,mu më kanë dënu me një vjet burg me kusht, Albulena Haxhiu është shpallur e pafajshme”, ka thënë Pantina.
Duke debatuar me Drenorin, Pantina nuk e ka përjashtuar faktin që sistemi i drejtësisë mund të jetë i kapur nga pushteti.
“Nëse është i kapun sistemi i drejtësisë, atëherë është i kapun prej pushteti”, ka thënë sërish ajo. /Gazeta10/