Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Partia e Gjukanoviqit thotë se Abazoviq i mashtroi ata dhe BE-në

Gazeta10
19 August 2022 - 14:10

Deputeti Jevto Erakoviq i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, ka treguar edhe qëndrimin e partisë rreth shkarkimit të qeverisë së udhëhequr prej kryeministrit, Dritan Abazoviq, shkruan RTCG, transmeton Gazeta10.

Gjukanoviq tha për mediat malazeze se nuk ka pasur qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit në vendin e tyre.

“Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”, deklaroi deputeti.

Ndryshe, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviqit, shkruan RTCG./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.