
Partia Forca e Re në lidhje me dhunën e bërë ndaj profesorit shqiptar ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria Malazeze, raporton Gazeta10.
Kjo parti ka ftuar ministrin Filip Axhiq për të dhënë dorëheqjen dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq që ta shkarkojë atë në shenjë vendosmërie që asnjë qytetarë e mysafirë i Ulqinit nuk mund të keqtrajtohet nga policët si dikur në Gazivodë.
Rikujtojmë se ditën e djeshme është publikuar një video në rrjetet sociale më 21 shkurt, në të cilën shfaqet keqtrajtimi i një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze, është incizuar më 15 janar. Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit./Gazeta10