Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Për herë të parë / I burgosuri politik shpalos emrat e të përfshirëve në veprimtarinë ilegale

Gazeta10
24 June 2025 - 21:26

I burgosuri politik, Naser Krasniqi, teksa ka rrëfyer për veprimtarinë ilegale, ka specifikuar edhe emrat e personave që ka pasur bashkëpunim.

Ndër ta, ai ka përmendur Ragip Hoxhën dhe Idajet Gorën, porse ka shprehur dyshime nëse ata kanë qenë emrat e tyre të vërtetë, ngaqë sipas tij, ata mund të kenë qenë edhe punëtorë të inteligjencës.

“Takimi i parë dhe bisedën e parë që e ka dhanë ai konsulli, nëse ka qenë konsull, sepse unë besoj që ata kanë qenë punëtorë të inteligjencës”, ka thënë Krasniqi.

“Sigurimi i qytetit?”, ka pyetur Sadiku.

“Sigurimi i qytetetit”, e ka konfirmuar Krasniqi, teksa ka vazhduar rrëfimin se si ka qenë takimi i parë me ta rreth çështjes kombëtare.

“Takimin e parë nuk e harroj kurrë, po munohna me citu fjalë për fjalë. Naser, m’tha Shqipëria ka plotë plagë të pasherueshme për Kosovë, tha derisa nuk zgjidhet çështja e shqiptarëve e kanë domethënë plagë në zemër që për çdo ditë pikon gjak”, ka rrëfyer Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.