Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku

Gazeta10
17 May 2025 - 17:04

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku.

Në një postim në Facebook, komuna bën të ditur se në nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri, janë mbajtur homazhe për dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku.

“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrezave të dëshmorëve, duke shprehur mirënjohje të thellë për veprën dhe sakrificën e tyre në shërbim të lirisë së vendit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.