Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Policia me aksion për bastisje të disa shtëpive në Zubin Potok

Gazeta10
30 November 2024 - 9:07

Aksion i forcave të Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.

Nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar ndonjë person ose është gjetur armatim./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.