Politiko

“Premtimet nuk janë realizuar”, Musmurati: Qeveria Kurti ka dështuar komplet

Gazeta10
08 Janar 2025 - 21:26

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, duke thënë se kanë dështuar në të gjithë sektorët.

“Lëvizja Vetëvendosje qëndron më dobët në raport me premtimet që i ka pasur, në rapot me qeveritë e kaluara dhe në raport me qeveritë në rajon”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Musmurati ka numëruar një nga një premtimet që nuk janë realizuar nga qeveria Kurti.

“Nuk kanë arritur me i realizu premtimet që i kanë bërë vetë. Në qoftë se flasim për infrastrukturë, i kanë pasur të premtuara 4000 banesa kolektive dhe që nuk është ndërtuar asnjë. Ka pasë me u ndërtu ai Aeroporti i Gjakovës nuk është ndërtu. Ka pasë m’u ndërtu autostrada për Gjilan, për Podujevë, për Mitrovicë dhe asnjë nuk është ndërtu”, ka thënë ajo.

Musmurati ka thënë se edhe në arsim kjo qeveri ka përformuar dobët, duke theksuar se “mësimdhënësit janë trajtuar padinjitetshëm”.

Krejt në fund, ajo ka thënë se fytyra e Ministrisë së Ekonomisë nuk është më ministrja Artane Rizvanolli, por Nagip Krasniqi dhe Martin Berishaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.