Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

Gazeta10
24 June 2025 - 16:23

Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e partisë Liberale Egjiptiane, z. Veton Berisha dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian.

Presidentja Osmani uroi të gjithë qytetarët e komunitetit egjiptian për këtë ditë të veçantë dhe theksoi rëndësinë e vazhdueshme të kontributit të tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Ajo vlerësoi rolin aktiv të komunitetit egjiptian në jetën institucionale të vendit, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Në këtë ditë simbolike, Presidentja riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim, si pasuri e përbashkët e shtetit tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.