
Një profesoreshë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka denoncuar kolegun për kërcënim.
Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga kolegu, gjithashtu punonjës i po të njëjtit universitet.
Pas pranimit të thirrjes, patrulla policore ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar viktimën në stacionin policor të Prizrenit për intervistim.
“Hetuesi kujdestar është informuar për rastin dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.