Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Proton Cable Prizreni nuk hesht: Përgjigje me fakte ndaj nënçmimit të kryetarit Totaj

Gazeta10
19 June 2025 - 14:29

Deklaratat fyese të kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ndaj klubit ndaj grupit Proton Cable Prizreni nuk qëndrojnë dhe sipas tyre nuk i shërbejnë sportit prizrenas.

Sipas klubit Proton Cable Prizreni është i fundit që i ka sjellë trofe Prizrenit (që nga 2018) dhe prej 7 vitesh është pjesë e pandërprerë e Superligës – me tituj, playoff dhe përfaqësim dinjitoz në arenën vendore dhe rajonale.

“Nuk jemi thjesht një klub – jemi një brend i basketbollit kosovar.

Nuk na lëndon përçmimi juaj – na forcon. Ne jemi Prizren, me punë, jo me propagandë.

Të ftojmë në debat publik. Të ballafaqojmë faktet dhe të vërtetat”, thuhet në postimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.