Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Putin e mbështet Vuçiqin për çështjen e Kosovës

Gazeta10
14 February 2023 - 15:01

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka ofruar përkrahje homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth çështjes së Kosovës.

Këtë mbështetje, kreu i shtetit rus ia ofroi Vuçiqit përmes një letre urimi për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare. Ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, thuhet në letër, bën të ditur presidenca serbe.

“Jam i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllazërore”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.