
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike që nga muaji shkurt, raporton Gazeta10.
Qeveria njofton se ka ndarë 51 milionë euro nga të cilat kanë përfituar 530 mijë konsumatorë.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës është dhënë edhe një vegëz ku mund të shikohet shuma e subvencionuar për secilën faturë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Duke filluar nga muaji shkurt i këtij viti, Qeveria është duke subvencionuar faturat e energjisë elektrike për qytetarë dhe biznese.
Për muajt shkurt-shtator, kemi ndarë mbi 51 milionë euro nga të cilat kanë përfituar mbi 530 mijë konsumatorë.
Për të parë se sa ka subvencionuar Qeveria faturën tuaj të energjisë, vizitoni kalkulatorin në këtë vjegëz: http://subsidy.kesco-energy.com/”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10