Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria paralajmëron qytetarët: Kujdes, mos shkoni në Shengen pa viza për punësim

Gazeta10
05 January 2024 - 13:00

Qeveria e Kosovës i ka paralajmëruar qytetarët që të mos shkojnë për punësim apo studime në zonën Schengen nëse nuk janë të pajisur me viza.

Tashmë qytetarët e Kosovës prej 1 Janarit janë të lirë të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Në kuadër të kësaj, Integrimi Evropian i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes pasi me udhëtimin pa viza, qytetarët mund të bëjnë vetëm vizita të shkurtra turistike.

Kur qytetarët duan të lëvizin në zonën Schengen për studime apo për punësim, qeveria bën të ditur se atyre iu nevojiten vitza nga ambasadat përkatëse.

“Kujdes: Pavizë mund të bëni vizita të shkurtra turistike e tek të afërmit, por jo për punësim apo studime në zonën Schengen. Për studime afatgjata dhe punësim ju duhet viza nga ambasadat përkatëse e të cilat paraqesin pastaj bazën që ju të pajiseni atje me leje qëndrim (ResidencePermit)”, thuhet tutje në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.