
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Fidan Rama ka komentuar përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë.
Rama ka deklaruar se lufta Rusi-Ukrainë do të mbyllet brenda gjashtë muajve, teksa ka theksuar se tashmë ukrainasit kanë një shqetësim tjetër.
“Problemi nuk është i zgjidhjes dhe i gjetjes së marrëveshjes sepse unë pajtohem me Halilin që brenda gjashtë muajve do të mbyllet ajo temë. Shqetësimi te ukrainasit ka fillu sepse presidenti ukrainas është pajtu që një pjesë e territorit ka me i shku”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se amerikanët nuk e duan Ukrainën në NATO, çka sipas tij, ky do të jetë shqetësimi kryesor në marrëveshjen e paqes Rusi-Ukrainë që pritet të bëhet me ndërmjetësimin e SHBA-së.
“Problemi është tash që amerikanët nuk e duan Ukrainën në NATO. Ukraina po e humb një pjesë të madhe të territorit dhe nuk po ka siguri që dikush me e mbrojtë atë”, ka thënë ai. /Gazeta10/