
Analisti politik Fidan Rama, i cili sonte ishte pjesë e panelit përballë anëtarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka ngritur një pyetje lidhur me ish-anëtaren e kësaj partie, tashmë presidente e vendit, Vjosa Osmani, në rast të një kandidature të dytë për postin e presidentes.
“A ka votë në LDK për Vjosa Osmanin?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Ramës në emision.
Haziri theksoi se kjo çështje mbetet e hapur dhe se përgjigjja reale do të varet nga zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Duhet me u pa në proces pas 28-tit, nëse nuk ka ndonjë iniciativë. Gjithçka është e lënë hapur pas 28 dhjetorit,” u shpreh ai.