
Ndalimi i qarkullimit të dinarit vazhdon të jetë një ndër temat me të nxehta në raportin Kosovë – Serbi.
Për gjetjen e një zgjidhje, përfaqësues nga Kosova dhe Serbia janë takuar të martën në Bruksel.
Me ndërmjetësim të dërguarit të BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, palët janë pajtuar t’i dërgojë propozimet e tyre se si e shohin zgjidhjen e çështjes së dinarit.
Gazetari Fidan Rama në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se nuk sheh vullnet politik as nga qeveria e Kosovës e as nga ajo e Serbisë që të gjejnë zgjidhje për dinarin, raporton gazeta10.
Sipas tij, të dyja shteteve po ju konvenon prolongimi i kësaj çështje.
“Unë e shoh një tendencë të Qeverisë së Kosovës që të mbajë ende pezull çështjen e dinarit dhe e gjitha lidhet me kërkesën e fundit për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Rama. /Gazeta10/
Deklarata e tij e plotë: