Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kërcënon Haradinaj: Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Gazeta10
31 August 2022 - 22:23

Ramush Haradinaj – Kryetari i AAK-së, ka reaguar pas vendimit për mosekzekutmin e pagave ndaj mësimdhënësve.

Ai i është drejtuar ashëpër kryeministrit Kurti, duke i thënë “Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti”, raporton Gazeta10.

Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji? Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?“, ka shkruar ai.

Ai më tej, ka thënë se Kurti duhet të hekë dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes para se të bëhet vonë.

“Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!“, ka shkruar Haradinaj.

Përmes një konference për medie, sot është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.