
Revista e famshme “Rolling Stone”, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove më të tmerrshme të luftës së Bosnjës, ku zbërthen se si një çetnik serb, i quajtur Sërgjan Goluboviq (Srđan Golubović) i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë – burrë e grua.
Tridhjetë vjet pasi një skuadër vdekjeje masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga “Tigrat” e famëkeqit Arkan nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime. Dhe për dekadat e fundit, njëri prej tyre ka arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane.
Bëhet fjalë pikërisht për DJ Max apo Sërgjan Goluboviq.
Për të bëmat e Goluboviqit ka folur fotografi amerikan, Ron Haviv, i cili në atë kohë ishte në moshë të re. Ai kishte takuar Tigrat e Arkanit në Kroaci, ku i kishte fotografuar./Gazeta10
