Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kushtrim Sadiku paralajmëron: Richard Grenell të hënën në Prishtinë!

Gazeta10
03 March 2025 - 20:51

Gazetari dhe njëherësh moderatori, Kushtrim Sadiku ka paralajmëruar se emisari i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, do të vijë në Kosovë të hënën e ardhshme.

“Richard Grenell, i dërguari për misione të veçanta të SHBA-së të vijë sot një javë në Kosovë, jozyrtarisht nga informacionet  që i kam”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka theksuar se ardhja e Grenell në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën.

“Për çfarë arsye mund të vijë në Prishtinë mbetet në pikëpyetje, por ardhja e tij në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën. Kjo padyshim mbetet të konfirmohet”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar Richard Grenell si të dërguar për misione të veçanta në dhjetor të vitit të kaluar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.