Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sadiku-Rexhajt për tensionet në Skenderaj: E sheh sa e vështirë qenka të ballafaqohesh me mjete piroteknike?

Gazeta10
27 January 2025 - 20:43

Gazetari, Kushtrim Sadiku i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili i ka cilësuar tensionet në tubimin në Skenderaj si pamje skandaloze dhe të tmerrshme.

Sadiku ia ka rikujtuar Rexhajt tensionet dhe hedhjen e mjeteve piroteknike që bënte Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“A po e sheh z.Rexhaj që nuk qenka e lehtë të ballafaqohesh me mjete shpërthyese, me mjete piroteknike, gaz lotsjellës? A po e sheh tani sa vështirë qenka?”, ka pyetur Sadiku.

Por megjithatë, Rexhaj ka thënë se VV-ja është munduar që të përdorë njëfarë opozite më radikale.

“Nuk është çështja te e vështirë apo e lehtë. Në atë që e kemi bërë si LVV është çështja e asociacionit, demarkimit me kufinjtë me Malin e Zi. Ne si LVV kemi përdorur njëfarë opozite më radikale”, ka thënë Rexhaj.

“Kjo është afër radikalizmit të kohës tuaj, por të kohës së opozitarizmit të VV-së nuk është sepse këto janë siç i thonë në zhargon petarde”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, kryetari i LVV-së Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme në Skenderaj, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa  pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.