
Përgjegjësia e situatës aktuale politike në vend sipas komentatorit politik, Mentor Shala duhet adresuar Lëvizjes Vetvendosje.
Shala i ftuar në “Politiko” tha se nga fillimi e deri më tani, kjo parti po e zvarrit procesin.
“Është lëvizja Vetvendosje ajo që është duke e bllokuar procesin. E përmendi edhe z.Kryeziu, duhet me qenë prezent në sallë deputetët. Shumica janë në sallë dhe kërkesa e partive kundërshtare të VV-së është t’a ndërrojnë kandidatin për kryetar Kuvendi. Prej fillimi e deri këtu, Vetvendosja ka qenë e interesuar me e zvarrit procesin“, deklaroi Shala. /Gazeta10.