Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për sulmin në Banjskë: Afrim Bunjaku hero, ndërkaq tre terroristët mbeten terroristë!

Gazeta10
24 September 2024 - 21:20

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq.

Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim Bunajku, ndërsa nga ana e grupit terrorist mbetën të vrarë tre persona të cilët ishin të armatosur rëndë, përcjell Gazeta10.

Për këtë temë është diskutuar sot në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Komentatori Krenar Shala ka thënë se shteti i Kosovës ka dëshmuar seriozitet gjatë sulmit në Banjskë.
Ai ka thënë se sulmi në Banjskë nuk ishte inskenim, por ishte tendencë për aneksim të pjesës veriore të Kosovës, përcjell Gazeta10.

Ai ka folur për shpalljen heronj të tre serbëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë.

“Nuk është për tu çuditur pse Serbia i ka shpallur heronj personat e vrarë në Banjskë, pasi ata e kanë shpallur hero edhe Ratko Mlladiqin, edhe tani po vazhdon me atë logjik. Mirëpo Afrim Bunjaku është hero i vërtetë, e terroristët mbeten terroristë”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.