Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shmangni kontaktin me kafshët e egra”, Ministria e Shëndetësisë jep këshilla se si të mbroheni nga Lija e Majmunëve

Gazeta10
27 August 2024 - 14:48

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ‘Lija e Majmunëve’.

MSH bën thirrje që qytetarët të lajmërohen të mjeku nëse kanë simptoma.

“E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra. Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet. Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.