Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shtufi: LDK-ja është para kolapsit

Gazeta10
07 July 2026 - 20:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë të mërkurën mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Lidhur me këtë proces ka folur publicisti Pal Shtufi, i cili komentoi situatën politike, me theks të veçantë zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Shtufi tha se certifikimi i rezultateve paraqet një lajm të keq për Kosovën, duke vlerësuar se LDK-ja ndodhet përballë një krize të thellë politike.

“Është lajm i keq për Kosovën. LDK-ja është para kolapsit, para apokalipsit, para shuarjes, sepse dy forcat janë pothuajse të barabarta. Nuk është një forcë e vogël që po tenton ta rrëzojë një forcë të madhe, por janë gati në të njëjtin nivel. Ata të tretët janë sekserë, që i marrin fjalët dhe i çojnë andej-këndej”, tha Shtufi në emisionin “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.