
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, të mërkurën raportoi se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.
Gazetari, Kosovë Gjoci ka rrëfyer nga përvoja personale se si funksionon gazeta “Bild” në Gjermani.
Ai ka deklaruar se mënyra e funksionimit të kësaj gazete dallon me mediet e tjera.
“Kam qenë te Bildi dhe e kam pa qysh mbahet mbledhja e redaksisë. Normalisht që aty e ke pronarin me avokatë, ku propozohen temat dhe në ditën kur ka qenë një rast nëse s’gaboj te një fëmije që është vra ose djeg, ata kanë qenë të vetëdijshëm që ajo s’guxon me dale, por ata bajnë kalkulime”, ka thënë Gjoci.
Gjoci ka theksuar se publikimi i lajmit për Kosovën është bërë në bazë të disa kalkulimeve që janë bërë nga kjo gazetë.
“Edhe në lajmin për Kosovën bajne kalkulime domethënë a ia vlen, çka bën nëse e publikojme? Avokatët pastaj pyeten se çfarë ndodh se sa shitet”, ka thënë ai në “Politiko”. /Gazeta10/