Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smakiqi: Jo profesionalizmi i MPB-së dhe MPJ-së krijuan dyshimet të njëpasnjëshme për Fatonin

Gazeta10
09 August 2024 - 17:20

Institutin e Mjekësisë Ligjore  ka konfirmuar se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin “Raport” me Naim Sadkikun në Kanal10, ka thënë se jo profesionalizmi i MPB-së dhe MPJ-së krijuan dyshimet të njëpasnjëshme për Fatonin.

“Të gjitha dilemat dhe skepticizmi dhe dyshimet kanë rrjedh për shkak të jo profesionalizmit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe deklarimeve edhe të akterëve tjerë të qeverisë, sidomos të Ministritë të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Drejtësisë sepse prej datës kur ka ndodh vrasja në Lloznicë komunikatat e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë qenë se nuk po bashkëpunon askush me ta”., është shprehur Smakiqi.

Tutje ai ka thënë se tanimë me identifikimin e  trupit të Faton Hajrizit nga ana e Mjekësisë Ligjore dhe nënës së të ndjerit, kanë përfunduar ë gjitha dilemat lidhur me këtë ngjarje tragjike për familjen hajrizi

“… kemi thënë disa herë se pa një autopsi dhe pa një identifikim zyrtar nga ana e institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe sidomos të familjes nuk do të mund të kemi fundin e kësaj ngjarje shumë të dhimbshme për familjen Hajrizi, mirëpo shumë keq të menaxhuar nga Qeveri”, është shprehur Smakiqi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.