
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Në njoftim shtohet se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në njoftimin e ministrisë.