
I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3 dhe tiktokerit të njohur, Laurent Krasniqi. Ai u nda nga jeta natën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë në pikëllim të madh familjarët, miqtë dhe gjithë publikun që e ndiqte.
Laurenti gëzonte një dashuri dhe popullaritet të madh në rrjetet sociale, ndërsa eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë e bëri atë edhe më të afërt për publikun shqiptar. Natyra e tij e çiltër, pozitiviteti dhe afërsia që tregonte me njerëzit do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.
Lajmi i hidhur ka prekur veçanërisht ish-banorët e BBVK, të cilët kanë shprehur tronditjen dhe dhimbjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale:
Edi (Eduart Kuçi) ka ndarë një fotografi të Laurentit në Instastory, ku ka shkruar me zemër të thyer: “Jam pa fjalë, shoku jem ishallah në xhenet.”
Iliriana Sadriu ka reaguar e tronditur pas lajmit mortor duke shkruar: “S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes 😭🤲🏻”
Xheneta Fetahu i ka kushtuar një dedikim shumë emotiv: “Me dhimbje të madhe në zemër po i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së shokut tim, Laurentit. Laurent, largimi yt më ka prekur thellë… Unë nuk kam me t’i harruar kurrë të mirat që m’i ke bërë, sidomos në ditën time më të keqe…”
Gresa Gashi po ashtu ka reaguar menjëherë duke shprehur dhimbjen e saj: “M’a kpute shpirtin o Laurent.”