Gazeta10

Sot pritet të mbaj mot i nxehtë dhe me diell

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet të mbaj mot i nxehtë dhe me diell, raporton Gazeta10.

Pasdite mund të ketë vranësira kalimtare, teksa rreth viseve malore ka mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullim.

Indeksi i cilësisë së ajrit mund të përkeqësohet për shkak të depërtimit të pluhurit saharian.

Temperaturat do të lëvizin, minimalet 20C ndërsa maksimalja 37C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni postimin e plotë:

“Shumë nxehtë në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë rënie e temperaturave, me mundësi zhvillimi edhe për stuhi shiu ditën e shtunë.

17.08.2022 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet për dy ditët e ardhshme, me temperatura maksimale që arrinë edhe deri në 37C ditën e premte.

Në fundjavë, vije sërish tek një destabilizim i theksuar i motit, ku ditën e shtunë mund të ketë zhvillime të stuhive të shiut, që shoqërohen lokalisht edhe me erë, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër. Rrebeshe shiu e bubullima priten përgjatë ditës së diel, me një rënie më të theksuar të temperaturës.

Ditën e hënë do të ketë vransira dhe intervale me diell, e pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Cilësa e ajrit mund të pësojë një përkeqësim ditëve të ardhshme me depërtime të pluhurit saharian që mund të rrisin koncentrimet e grimcave të materies edhe në vlera mesatare apo edhe të dobëta vende-vende. Gjithashtu në këto kushte të motit të nxehtë dhe me diell, orëve të pasdites rritje shënon edhe ozoni sipërfaqësor që ndikon tek indeksi të qëndrojë në vlera mesatare.

Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë shumë i lartë, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

20.08 – Mbetet nxehtë, por kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime edhe të stuhive me shi, e nuk përjashtohen gjasa që lokalisht të ketë edhe breshër.

21.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

22.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat shënojnë rritje deri ditën e premte e më pas në rënie. Minimalet arrinë deri në 20C ditën e premte dhe shtunë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 25C.

Frynë erë nga perëndimi e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-10m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në veri e verilindje.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë nën vlera normale”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)