Gazeta10

Sot pritet të mbaj mot me diell dhe i nxehtë

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet të mbaj mot me diell dhe i nxehtë, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në nivel të vlerave të pranueshme.

Temperaturat do të lëvizin, minimalet nga 13C deri në 19C ndërsa maksimalet nga 28C në 30C.

“Prishtina Weather”, ka dhënë infromacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Nxehtë me mot më stabil dhe kthjellime gjatë javës në vijim. Në pjesën e dytë të javës temperatura edhe prej 35C.

14.08.2022 – Mot relativisht më stabil parashihet përgjatë javës në vijim. Të nxehtit nga Afrika sërish shtrihet mbi vend, derisa do të ketë më shumë kthjellime e diell. Vetëm ditën e martë, mund të shfaqen gjasa më të larta, për ndonjë zhvillim të rrebesheve me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit kulminon ditën e premtë, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites nën kushte të motit me diell dhe më të nxehtë, rritje shënon ozoni sipërfaqësor që edhe çon indeksin në vlera mesatare.

Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë i lartë dhe shumë i lartë përgjatë motit kryesisht me diell, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullima.

16.08 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e vende-vende mundësi për rrebeshe me bubullima.

17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremet. Minimalet nga 13C ditën e hënë, deri në 19C, të premten. Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28C e 30C, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35C e 36C.

Erërat frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë