Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe sundimi i ligjit – kusht për marrëdhënie të mira rajonale

Gazeta10
21 September 2022 - 18:33

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla , në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ka deklarauar se sot është e nevojshme si kurrë më parë që të solidarizohemi me qytetarët që u rrezikohet shtetësia e paqja.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka prosperitet të popujve pa paqe, dhe nuk ka zhvillim e barazi të shoqërisë pa drejtësi, raporton Gazeta10.

Sot nuk mund të flasim për paqen dhe drejtësinë shoqërore pa dënuar agresionin e padrejtë dhe të pa arsyetuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Demokratizimi i rajonit, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit dhe ballafaqimi me të kaluarën duhet të jenë parakusht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit rajonal. Paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë në rajon dhe më gjerë duhet të jenë pasojë e drejtpërdrejt e zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë që duhet t’i ndërtojmë mes fqinjësive të mira”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.