Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Takimi Trump-Zelensky “lose-lose”, Murtezaj: Marrëdhëniet ndërkombëtare në lëvizje tektonike!

Gazeta10
03 March 2025 - 21:21

Profesori në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj ka komentuar tensionet e takimit të 28 shkurtit në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që u përcoll me tone të ashpërsuara mes dy liderëve.

Murtezaj ka vlerësuar se takimi ndërmjet Trump dhe Zelenskyt shpërfaqi mungesën e akomodimit të tonit diplomatik.

Sipas tij, Zelensky ka pasur disa keqkuptime në kuptimin e ngushtë të gjuhës angleze.

“Roli i z.Trump në historinë e SHBA-ve dhe historinë e njerëzimit do të mbetet diku ndërmjet Amerika e para dhe krijuesi i paqes, prandaj edhe gjithë ky angazhim i z.Trump…  Në ato dhjeta minuta inteligjenca emocionale shkoj poshtë, eskalimi i komunikimit u bë”, ka thënë Murtezaj.

Por megjithatë, Murtezaj ka vlerësuar se sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare është duke pësuar lëvizje të pllakave tektonike.

“Sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare aktualisht është duke pësuar lëvizje të pllakave tektonike. Kur lëvizin pllakat tektonike ne kemi vullkane, termite, probleme të mëdha apo çrregullime me terminologji për popullsinë globale”, ka thënë Murtezaj.

Tutje, profesori Murtezaj ka thënë se të dyja palët në vend që të dalin me ‘win-win’ dolën me ‘lose-lose’.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.