
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person në Rahovec pasi kishte sulmuar me armë të ftohtë një çift kosovar të cilëve i ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, i arrestuari vuan nga probleme mendore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë marrur trajtimin mjeksor.
Raporti i plotë:
“Rahovec 10.09.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.