
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka komentuar listën e deputetëve fitues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pantina ka thënë se lista e LDK-së ka pasur edhe befasi, duke e përmendur në veçanti deputeten, Doarsa Kica-Xhelilin, e cila ka marrë rreth 38 mijë vota.
“Për mu befasia është Doarsa. Kam pritë të jetë e votuara dhe jo e dyta”, ka thënë Pantina.
Për Hykmete Bajramin, Pantina ka deklaruar se vota është më se e merituar.
“Për Hykmeten kam pritë që të marrë shumë vota. Hykmetja e meriton. Nuk është befasi Hykmetja”, ka thënë ajo. /Gazeta10/