Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zeqiri hedh dyshime: Votimi në konsulata dhe ambasada është i dyshimtë!

Gazeta10
26 February 2025 - 22:29

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka hedhur dyshime se votimi në konsulata dhe ambasada ka qenë i dyshimtë.

Në bazë të disa llogaritjeve që ka bërë, Zeqiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po del që ka numër më të madh të votuesve në krahasim me ata që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Në Zvicër kanë fitu të drejtën me votu në konsulata dhe ambasada 3600 qytetarë të cilët e kanë shfrytëzu të drejtën e votimit që do të thotë se janë dikun 3600 dhe 3100, 6700 votues. Pse ky është numër kaq i vogël që e kanë shfrytëzu të drejtën me votu atje dhe pse është ky numër kaq i madh që po merr LVV-ja”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka theksuar se partitë e tjera opozitare e kanë cilësuar si të dyshimtë votimin në konsulata dhe ambasada. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.