Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zeqiri: Limaj nuk e tradhton koalicionin e opozitës

Gazeta10
24 February 2025 - 21:40

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka thënë se nuk do të realizohet koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Sipas Zeqirit, Lëvizja Vetëvendosje nuk e do një koalicion me Nismën Socialdemokrate.

“Ata (VV) edhe nëse don Limaj nuk e marrin. Po nëse i merr 46% deputetë Vetëvendosja, çka i vyn edhe tre të Nismës”, ka thënë Zeqiri.

Ai është shprehur i bindur se Fatmir Limaj do t’i qëndrojë besnik deklarimit për një qeveri të opozitës.

“Fatmir Limaj nuk e tradhton koalicionin e opozitës”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.