
Analisti politik, Sadik Zeqiri ka komentuar listën e rezultateve preliminare të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Zeqiri ka theksuar se renditja në listën fituese do të ndryshojë pas numërimit të votave nga diaspora.
“Votat e diasporës kanë me ba diferencën. Diaspora do t’i ndryshojë komplet këta numra”, ka thënë Zeqiri.
I pyetur për numrin e lartë të deputetëve nga Drenica në këtë listë të PDK-së, Zeqiri ka thënë se zonat e tjera do të mbesin të papërfaqësuara.
“Meritorë janë ata (Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Ferat Shalës) edhe që ia kanë rujtë votën PDK-së. Edhe unë nuk pajtona që janë gjithë ai numër i deputetëve që kanë fitu nga ajo zonë, megjithatë ligji zgjedhor e kanë mundësuar”, ka thënë ai. /Gazeta10/