Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

’24 orë ujë të pastër për çdo shtëpi, ura të sigurta, shëndetësi funksionale’ – Zotohet Selmanaj i VV-së

Gazeta10
24 September 2025 - 20:27

Kandidati për kryetar të Deçanit, Faton Selmanaj, ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së deritanishme në komunë, duke thënë se për 23 vite pushteti lokal iu ka përshtatur grupeve të caktuara të interesit.

Ai tha se programi i tij është hartuar bashkë me qytetarët dhe përfshin disa projekte konkrete për të ardhmen e komunës.

“Deçani që 23 vite vetëqeveriset dhe iu përshtatet grupeve të caktuara të interesit. Programi im për Deçanin është fryt i punës së bashku me qytetarët. 24 orë ujë të pastër për çdo shtëpi, rrugë të zgjeruara, ura të sigurta, trotuare dhe ndriçim në çdo lagje dhe fshat, shëndetësi funksionale, arsim bashkëkohor, turizëm të qëndrueshëm dhe mbështetje për bujqësi”, tha Selmanaj.

Sipas tij, këto janë bazat mbi të cilat Deçani mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.