
Konzorciumi për të Drejtat e Punës, i përbërë nga 28 organizata, sindikata dhe federata sindikale anëtare, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të fillojnë dialogun social.
Thirrja vjen në kohën kur greva e përgjithshme ka hyrë në javën e dytë.
“Si Konzorcium për të Drejtat e Punës, konsiderojmë që dialogu social në mes të dy palëve është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën e krijuar me rastin e grevës. Konsorciumi për të Drejtat e Punës është themeluar dhe ka për qëllim që të avokojë për ndryshime në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës duke përfshirë Ligjin e Punës, Ligjin e Inspektoratit të Punës, Ligji i Pagave dhe aktet e tjera nën-ligjore të ndërlidhura me të drejtat e punës dhe punëtorëve në sektorin publik dhe privat, gjithashtu të ndikojë ose lehtësojë dialogun social në mes të sindikatave dhe insitucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për krijimin e politikave dhe kushteve më të mira për punëdhënësit dhe punëmarrësit”, thuhet në njoftim, të martën.
Emrat e organizatave, sindikatave e federatave sindikale që i janë bashkuar thirrjes: