Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e Ohrit e dëmshme për Kosovën

Gazeta10
19 March 2023 - 14:57

Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se dakordimi për marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër është i dëmshëm për Kosovën, andaj kanë organizuar protestë për këtë të shtunë nga ora 14:00, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Prandaj, të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë PSD.

Pos kësaj, kryetar i PSD-ës, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka deklaruar se Serbia dje në Ohër ka shënuar një fitore të madhe.

“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Pas Ahtisari Plus, tani po ofrojmë Asociacion plus”, ka thënë Molliqaj para mediave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.