Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti viziton një shkollë në Podujevë, flet për funksionin e shkollës por jo edhe për rritjen e pagave

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, ku ai është shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqin, ku ka folur për rëndësinë e shkollës por jo edhe për rritjen e pagave, raporton Gazeta10.

Ata e kanë vizituar këtë shkollë në rastin e ndarjes së teksteve shkollore të nxënësëve të kësaj shkolle.

Kurti ka thënë se shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë e jo ajo të jetë e zbrazur dhe e mbyllur.

“Shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë e jo të jenë dyert e mbullura e klasat e zbrazura”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se mësimi mund të fillojë.  

“Ka indikacione që mësimi do të fillojë”, ka thënë Bulliqi.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil janë në grevë meqë Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.