Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lirohet i arrestuari i tretë në grabitjen e armatosur në Suharekë

Gazeta10
27 November 2023 - 11:10

I arrestuari i tretë në rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo është konfirmuar media nga prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se nuk janë përmbushur kushtet për parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, por që i njëjti do vazhdoj të hetohet.

 “Është liruar në procedurë të rregullt sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore për parashtrimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit. Hetohet, por jo me paraburgimin”, tha Gashi për Reporteri.

Ditën e djeshme, Gjykata Themelore e Prizrenit sot ka vendosur për një muaj në paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.

Por çka thuhet në dosjen e prokurorisë për dy të dyshuarit në këtë rast?

Sipas kërkesës së Prokurorisë, F.T., dhe A.B., dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T., dhe këta numra ia dorëzon F.T.,.

Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët qëlluan drejt policëve, duke plagosur njërin e duke e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.