Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu kritikon ndërhyrjen e Kurtit në zgejdhjet e Maqedonisë: Gabim!

Gazeta10
08 April 2024 - 22:45

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu e ka quajtur gabim përfshirjen e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, Qeveria Kurti po synon t’i ndihmojë kundërkandidatit të Bujar Osmanit në këto zgjedhje.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Spahiu ka thënë se interesi kombëtar i Kosovës është që Maqedonia të jetë e orientuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Është interes Kombëtar i Kosovës që marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe maqedonëve me qenë sa me të mira të mundshme e jo të acarume”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është dashur fare të përfshihet në këto zgjedhje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.