
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalur me një propozim për SBASHK-un ku ka thënë se ata duhet t’i pranojnë 50 euro nga Qeveria deri më 1 janar, raporton Gazeta10.
Bajrami ka thënë se është humbur shumë për një muaj grevë dhe është humbur nga të gjithë.
Tutje, Bajrami ka thënë se SBASHK-u ta pranojë oferën e Qeverisë deri më 1 janar pastaj le të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.
Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Bajrami ka kërkuar që qeveria të moszbatojë ndëshkim në paga dhe që shkollat dhe qerdhet të hapen të hënën.
Këtu keni postimin e plotë:
“PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.
Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.
I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:
– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.
– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.
I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.
Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.
Hykmete N. Bajrami
ish ministre e arsimit
ish ministre e financave”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre. / Gazeta10