Politiko

Morina: Sa herë të kryhen bastisje në veri do të gjendet armatim e municion

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 20:48

Pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin-Potok, Policia e Kosovës ka kryer aksione në veri, duke konfiskuar sasi të madhe të armatimit.

Gazmend Morina nga Veriu.info në ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka dhënë shumë detaje rreth asaj që po ndodh aktualisht atje, raporton Gazeta10.

Sipas tij, sa herë që policia do të ndërmarrë aksione hetimore në pjesën veriore do të gjej armatim e monicione të ndryshme.

“Sekuestrimi i armatimit në komunat në veriut të Kosovës po ndodh zakonisht kur po ka një ngjarje sikur kjo e fundit. Policia çdo ditë që të kryen bastisje në veri, të garantoj se mundet me gjet armë të tilla. Ata as nuk janë të parët e as të fundit. Por, aksionet e policisë pas aktit sikurse ky i Ibër-Lepencit vazhdojnë me kontrollu terrenin mos rastësisht po bien në gjurmë. Mendoj se është me rëndësi që më 26 nëntor janë hedh dy bomba te stacioni policor në Zveqan, ku dihet prej pozicionit, është një kodër e është bajagi vështirë me u afru dikush e me gju bomba. Ata që kanë gju e kanë përgadit terrenin mirëpo nuk janë gjet autorët”, deklaroi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.