Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet kontrata prej mbi 1 milion eurove për renovimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Gazeta10
03 February 2025 - 13:34

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.
Kjo kontratë kap vlerën prej mbi 1 milionë eurove, dhe është nënshkruar me Grupin e Operatorëve Ekonomik Triangle SH.P.K; Eco Holding Group SH.P.K; AAB Construction SH.P.K.

Vlera e saktë e kontratës është një milion e tre mijë e katërqind e njëzet e tre euro e njëzet centë.

Në lidhje me fillimin e punimeve ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes një video në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.