Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit rreshterit të Policisë që mbeti i vrarë në Kaçanik

Gazeta10
02 April 2025 - 12:25

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë qytetin e Kaçanikut, ku rreshteri i Policisë, Muhamed Lika, u qëllua me armë zjarri para banesës së tij dhe për pasojë humbi jetën.

Lika u qëllua me armë në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për të ndriçuar rastin dhe për të kapur autorin e krimit.

Policia e Ferizajt ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se i dyshuari për vrasjen është në arrati dhe se operacionet për kapjen e tij janë duke vazhduar me intensitet të lartë.

Ndërkohë, familjarët, kolegët dhe miqtë e rreshterit që humbi jetën, janë të tronditur nga vrasja e tij.

Familja ka njoftuar se Muhamed Lika do të varroset sot, pas namazit të ikindisë, në fshatin Shtrazë të komunës së Kaçanikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.