
Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ishte i ftuar sot në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadikun.
Osmani tregoi për investimet në arsim që i ka bërë gjatë mandatit të tij si kryetarë komune. Ai tha se është shkolla e tretë me radhë të cilën ai e ka ndërtuar gjatë mandatit të tij, shkolla e katërt është në fund të punimeve dhe e pesta sapo i është vënë gurthemeli. Ai gjithashtu tregoi edhe për një çerdhe e cila ka filluar punën këtë vit të ri shkollor, dje me datë 01 shtator./Gazeta 10